Opinionistja e Big Brother VIP 4, Neda Balluku feston ditëlindjen. Ajo i ka bërë një urim vetes së saj në Instagram.
Postimi i Neda Ballukut:
Të gjithë jetën time, çdo vit që më ikte e kam parë si një yll që më shuhej në qiell e linte pas pluhurin e mundësive të humbura. Hapat e pabërë drejt lumturisë. Mospërmbushjen e plotë të kohës së dhënë si dhuratë. Apo edhe faktin, që çdo vit kthehej në një të shkuar, në të cilën si natyrë unë jetoj shumë.
Mirëpo të jetosh të tridhjetat si vite, janë bekim i madh dhe jo vetëm se je gjallë. Por sepse paskan një fuqi magjike për të ndryshuar këndvështrim. Papritur vitet nuk janë më yje që shuhen por zjarre të reja që të ngrohën shpirtin e të mbajtën gjallë. Dhe kur ti i shuan për të ndezur një tjetër, koha në errësirë nuk të ftoh, nuk të tremb, nuk të lëndon, por të shërben si mësim.
Dhe mësimi është i thjeshtë e gjendet tek një këngë e famshme e Bruce Springstreen; “Nuk mund të ndezësh zjarre me frikën që bota jote e vogël mund të shembet.” Dhe 34 vjeç këtë e kupton.
Vitet janë shembje e njëpasnjëshme e një bote të vogël, të cilën nëse nuk ke frikë ta lëshosh, nesër i jep jetë një bote akoma më të madhe.
- Laerti pyet Valbonën: Ke thënë e shoh si vëlla, si baba, cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?
- “Kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”, Klajdi Musabelliu zbulon emrin, banorët qeshin me lot
- Sara Gjordeni tregon bisedën me babain e Bardhit: Mos mi mbush sytë me lot, unë jam babi yt tani!
- VIDEO/ Dy vite nga puthja e famshme që Kiara i dha Luizit, fansat i surprizojnë që në pikë të mëngjesit
- VIDEO/ Krisa dhe Tiri debatojnë brenda shtëpisë së BBV: Pse nuk rri me mua…
- VIDEO/ “Nuk është i talentuar është i çmendur”, Laerti flet për marrëdhënien me të ëmën, banorët qeshin me lot