Sat. Jan 25th, 2025

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka ndërruar jetë më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” të Athinës, pas një mosfunksionimi të organeve.

Lajmi u konfirmua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila njoftoi se Kryepeshkopi ishte shtruar në Tiranë më 31 dhjetor dhe më pas u transferua në Athinë për trajtim.

Janullatos, i lindur në Pire të Greqisë më 4 nëntor 1929, mbërriti në Shqipëri në korrik 1991 dhe u emërua Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në gusht 1992.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *