Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Rosalynn Carter ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
Njoftimin zyrtar e bëri qendra Carter, e cila konfirmoi në një deklaratë, se gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, në momentet e fundit të jetës ishte pranë familjes së saj.
Sipas mediave të huaja, u bë me dije se ajo kishte hyrë në një shtëpi kujdesi në shtetin e Georgias dhe po kalonte kohë me bashkëshortin 99-vjeçar, i cili ka qenë në atë qendër që nga muaji shkurt.
Ish-Zonja e Parë, Carter u diagnostikua me demencë në maj dhe gjendja e saj sa vinte dhe përkeqësohej.
Çifti në muajin korrik festoi 77-vjetorin e martesës.
- VIDEO/ Loredana dhe Jozi nuk i ftuan në dasmë, Rozana dhe Laertin futen në sauna
- Plas sherri mes Gertës dhe Gjestit: Ti do ta nxjerrësh Eglin nga shtëpia!
- Këto 5 shenja Horoskopi kthehen gjithmonë tek dashuria e parë
- VIDEO/ “O pis”, plas sherri mes Laertit dhe Jozit: Je mësuar me 500 femra…
- VIDEO/ U tha se Gjesti ka qenë i martuar, reagon menaxheri i reperit për BBV Fan Club
- VIDEO/ Shqipe Hysenaj: Valbona ka lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother