Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga zërat simbol të Radio Tiranës, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Lajmi i hidhur është njoftuar nga vajza e saj, Lea, ditën e djeshme. Vera Zheji u shua në orët e para të së shtunës.
“Nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet këtë botë!”, njofton ajo.
Vera Zheji mbahet mend si Sanda, bashkëshortja e Thoma Çakshirit (Robert Ndrenika) tek “Shi në plazh”, vjehrra e Samiut (Viktor Zhusti) tek “Mësuesi i letërsisë”, apo në role episodike tek “Dhe vjen një ditë”, “Familja ime”, etj.
- VIDEO/ Personazhi televiziv që vishet më keq? Stilisti: Alketa Vejsiu…
- VIDEO/ U pajtuan? Stresi i dërgon dron Gjestit, Egli e përqafon
- VIDEO/ Egli e lënduar nga Gjesti, diskuton me Krisën: Më vjen turp…
- VIDEO/ Gerta Gixhari iu kthehet banorëve: Unë 22 vjeçe punoja mbaja edhe Oltën
- Ja cilat shenja të zodiakut janë më të prekura nga Hëna e plotë
- Kiara nxjerr foton e papublikuar më parë: A ngjaj me Lunën? Ja si i përgjigjet Luizi