Michael Gambon, aktori që luajti personazhin shumë të dashur të Dumbledore në filmat e “Harry Potter” është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Familja e tij bën me dije, se ai u nda nga jeta, pasi vuante nga pneumonia.
“Jemi të shkatërruar për të njoftuar humbjen e Michael Gambon. Një bashkëshort dhe baba i dashur, Michael vdiq i qetë në spital, me gruan e tij Ann dhe djalin Fergus pranë shtratit të tij, pasi vuante nga pneumonia. Michael ishte 82 vjeç. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të dhimbshme dhe ju falënderojmë për mesazhet tuaja të mbështetjes dhe dashurisë”, thuhet në një deklaratë nga familja e tij.
- Tërmet i fuqishëm në Turqi, ja sa ishte magnituda
- Sherri i ashpër me Gertin, Laert Vasili shpërthen në lot
- “E ke rrahur në mes të lokalit vajzën e botës”, sherr i ashpër mes Gertit dhe Laertit
- “E la Gjestin direkt…”, Julian Deda ironizon Egli Takon: Ose vajza s’ka logjikë ose…
- VIDEO/ Zbulohen pamjet nga 30-vjetori, Heidi, Beniada dhe Jori festojnë bashkë
- VIDEO/ “Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin