Thu. Dec 26th, 2024

Ministrja Xhaçka: Holanda sapo votoi “Po”!

Me shumicë votash parlamenti holandez ka votuar pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Sipas ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, Holanda është shprehur krah Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës”, shkruan Xhaçka. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *