Sun. Dec 29th, 2024

Ministrja e Financave: Naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Ballshit do të paguhen gjatë gjithë vitit 2022

Qeveria ka vendosur që naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit të marrin një pagë minimale gjatë vitit 2022.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Ajo tha se naftëtarët dhe ish-naftëtarëve duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të punës, në mënyrë që të përfitojnë pagesën mujore.

“Miratuam një vendim shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbështetjen sociale për punonjësit dhe ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit. Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, përfshirë dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet në bazë mujore përgjatë vitit 2022”, tha Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *