Meteorologia e njohur Lajda Porja ka folur lidhur me situatën e motit në vendin tonë.
Sipas saj edhe fundjava do ketë prezencën reshjesh, por e diela do t’i ketë më të pakta.
“Një fundjavë tipike vjeshte në këtë fundjavë. Reshjet kanë filluar që pas mesnatë dhe sot kanë përfshirë të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që dita e sotme të jetë me rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës, herë pas here do shoqërohen me stuhi të forta ere, në fakt do kemi dhe rrezikshmëri përmbytje lokale, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe disa zona të ultësirës perëndimore.E shtuna dhe e diela me vranësira dhe reshje shiu, ku të shtunën kemi rrebeshe të herëpashershme, kurse e diela, edhe pse do t’i ketë prezente reshjet, do t`i ketë në sasi të pakta”, tha ajo.
- 3 shenjat e Horoskopit më me fat të muajit Prill
- VIDEO/ Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Eglit, ndjekësit e BBV4 revoltohen me të
- Horoskopi i muajit Prill për të gjitha shenjat
- VIDEO/ “Akoma ke shpresë me mua?”, Egli-Gjestit: Nuk të marr leje ty, po më shqetëson qëkur kam ardhur!
- Egli: Gjesti do thotë për herë të parë të dua
- Ja kush janë 16 fermerët e “Ferma VIP”