...
Thu. Dec 26th, 2024

Meta tells who informed him about the Police at the FRD and warns Erion Veliaj

Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat pas ngjarjes së pazakontë që ndodhi sot FRD-ja ku ky i fundit u përplas me Policinë Bashkiake e cila kishte urdhër të lironte zyrat e kësaj partie.

Ai tregoi se si u lajmërua për situatën dhe po ashtu paralajmëroi kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,

“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës. Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara”, tha Meta. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.