Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Alba Pollozhani ka shkaktuar sërish debat në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell” me një deklaratë të guximshme, duke thënë se “meshkujt nga jugu janë besprema.”
Ky koment shkaktoi kundërshtime nga të ftuarit në studio, por Pollozhani këmbënguli në qëndrimin e saj, duke deklaruar se preferon vetëm gegët dhe jo toskët.
Gjatë diskutimit, Pollozhani u shpreh: “Unë kam të drejtën të bëj zgjedhjet e mia në jetë. Aktualisht, zgjedhja ime është një mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.”
Ajo theksoi se preferencat e saj personale janë të lidhura me përvojat që ka pasur dhe se meshkujt veriorë i japin më shumë siguri.
Pjese nga debati
Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si çdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.
Dragoti: Nuk do mashkull Aba, ajo do një krijesë që i jep siguri dhe komfort. Nuk do mashkull, do një gjë që…
Pollozhani: Ti sapo e pranove në mënyrë indirekte që vetëm veriorët japin siguri, dhe jugorët nuk japin siguri.
Dragoti: Mund të ndodhë që Alba mund të tërhiqet nga dikush me karakteristika të kundërta.
Pollozhani: Unë nuk e di si e kam kismetin.
Dragoti: Alba mund të ketë traumën e padukshmërisë, siç e quaj unë.
Pollozhani: Mua më pëlqejnë në karakter veriorët. Më dëgjo pak, apo ndihesh inferior që ti je jugor dhe jo verior. Eksperiencat që kam njohur çuna jugorë, më kanë dalë shumë ‘bes-premë’. Ngatërrojnë pak pjesën e respektit. Mua me toskët nuk më shkon shumë.
- VIDEO/ Gjesti tregon historinë: Doja të blija makinë dhe isha me zero cent…
- Ish-banorja e Big Brother VIP humb babain: Më mungon ba…
- VIDEO/ Gjesti bisedon me Krisën: Egli Ka nisur të më pëlqejë fort!
- “Një mundësi e shkëlqyer mund të vijë direkt në pragun tuaj”, këto 3 shenja Horoskopi do kenë një super javë
- FOTO/ Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Egli Takos
- Elvana Gjata feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush