Meriton Mjekiqi ka folur për marrëdhënien që ka kaluar me Ilnisën pas daljes nga Big Brother, me producentin që ka rrëfyer në “Cherry on Top” për planet dhe projektet që po përgatit në vijim.
“Ilnisa ka pasur shumë kujdes me mua kur kam dalë nga shtëpia, sepse Ilnisa e ka jetuar brenda asaj shtëpie çdo detaj. Edhe ngarkesë, edhe presion, edhe e ka kuptuar direkt kur ka dalë, që mediat kanë qenë ato që ndoshta e ngarkojnë tjetrin. Dalëngadalë i kemi diskutuar gjërat, sepse unë nuk kam qenë i interesuar të di se çfarë ka ndodhur. Kam dashur ta shijoj dhe me u marrë me punët që kam përpara. E kam mbyllur bashkëpunimin me Melindën që e kam këngën, e kam dhe me Capital T këngën. Kam shkruar edhe skenarin e filmit. Ilnisa e ka vazhduar. Jemi në përfundim. Unë ndonjëherë jam i pakënaqur dhe më thotë: ‘Çfarë ideje ke ti?’. Pastaj është dhe pjesa e emisionit.”
Do i rikthehesh sërish emisionit tënd?
“Po, po. Do të ketë të reja. Pastaj sa të mbaroj punët do të iki me pushime, sepse kam nevojë të shoh pak det.”
- Neda Balluku ndan momentin e ëmbël me vogëlushen e saj: Më ka zbukuruar ditën!
- Ja disa këshilla për një make up të bukur dhe profesional
- “Duket sikur jetojmë brenda një oxhaku”, Bebe Rexha reagon pas zjarreve masive në Los Angeles
- “Fuqia juaj financiare është rritur sot”, Horoskopi i datës 11 Janar 2025
- VIDEO/ Gjesti provokon banorin e BBV4, i afrohet për një puthje në buzë
- VIDEO/ Valbona flet për Laertin dhe G Banin: Ata nuk më dinë as mbiemrin, si do më bëjnë për vete?