Parashikimi Astrologjik Javor për datat 18-24 Shkurt 2025, sipas Meri Shehut
Dashi, 2 yje
Dielli në shenjën e Peshqve nuk është ndikimi më i fuqishëm për Dashët, është në shtëpinë e 12-të të tyre. Do të mbyllen më shumë në vetvete dhe do të bëhen më shumë autokritikë. Shpresojmë që shumë Dashë të mos e kalojnë cakun e kritikave të mëdha me veten, sepse nuk i dihet se si do ndikojë në vendimet e tyre në përgjithësi. Megjithatë janë në një moment të bukur erotik, sepse vazhdon Afërdita të jetë në shenjën e tyre.
Demi, 3 yje
Duhet të kalojnë më shumë kohë me shoqërinë, ose të kuptojnë gabimet e së kaluarës sidomos Demët e lindur në 10 ditëshin e dytë. Do të ndjehen peng i së kaluarës, ose nuk do të ndjejnë një shok apo mbështetës të vërtetë në jetën e tyre. Disa Demë do të kërkojnë të ndërtojnë një aureolë të bukur, por Demët nuk janë ata që japin, por ata që marrin dhe këtu ngatërrohet situata.
Binjakët, 3 yje
Duhet të kenë kujdes sidomos të lindurit në 10 ditëshin e dytë nga ky ndikimi i Mërkurit në Peshk me Jupiterin në Shigjetar sepse mund të kenë humbje pune, biseda jo të qarta, vendimmarrje jo të qarta dhe nuk do të godasin në shenjë. Shumë Binjakë në këtë kohë nuk do ta kenë shumë atë refleksin të qenit “shoferi” në jetën e tyre.
Gaforrja, 3 yje
Është java e fundit që Marsi do të jetë i kundërt në shenjën e tyre. Do të vazhdojë Marsi të jetë në shenjën e tyre, por javës tjetër do të çlirohet nga kundërshtimi. Kështu që Gaforret do ta përjetojnë këtë javë si fundin e vështirësive apo ngatërresave. Megjithatë varet se sa do mbetet për t’u parë se sa do të rezistojnë edhe këtë javë me Marsin që i ka çorientuar në marrëdhëniet personale dhe familjare.
Luani, 2 yje
Në çështjet ekonomike do të kenë disi varësi në këtë periudhë. Nuk shkëputen dot nga ideja e një menaxhimi apo e një humbjeje. Luanët do të ndjehen sikur janë afër një koshereje me bletë dhe do të pickohen. Nuk do të arrijnë dot që të krijojnë qetësinë e tyre dhe do të ngacmohen më shumë se sa duhet. Prandaj duhet të kenë kujdes këtë javë, sidomos datën 20.
Virgjëresha, 3 yje
Janë më të ekuilibruar se sa javën e kaluar, por përsëri janë një nga shenjat që do të dominohen në fushën e marrëdhënieve. Do të vihen përballë një përzgjedhjeje qoftë për çështje pune apo bashkëpunimi, ose do të shikojnë detajet e një situate rreth të cilës duhet të reflektojnë mirë. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë problematika në lidhje me punën ose çështjet ligjore.
Peshorja, 2 yje
Do të merren më shumë me çështjet ekonomike sepse u duket që u është bërë një prapaskenë, ose dikush po fut duart në fitimet e tyre. Këtë javë do të ndjejnë një pasiguri, sidomos në datën 20 Peshoret do të shikojnë se çfarë kanë humbur ose çfarë rrezikojnë të humbin në çështjet ekonomike.
Akrepi, 4 yje
Shndërrin Dielli në Peshk rreth datës 18, që ka të bëjë me dashurinë, erotizmin, ose një punë krijuese. Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë mund ta shfrytëzojnë këtë gjë, kurse ata të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë humbje të atyre marrëdhënieve që kanë pasur deri tani.
Shigjetari, 3 yje
Janë shenja që përballen në katërkëndësh me Peshqit, ku futet Dielli në shenjën e Peshqve dhe ju jep një dritë në çështjet familjare, i qetëson ose u jep një ngrohtësi. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë të shenjës do të shikojnë një shpërbërje ose një debat kryesisht në çështjet familjare. Megjithatë çështjet ekonomike presin që të marrin “të drejtat” e tyre.
Bricjapi, 4 yje
Dielli futet në Peshk dhe shumë Bricjapë në këtë periudhë do duan që të jenë të qetë dhe më bashkëpunues. Do të ndjekin një rrugë më paqësore dhe më ëndërrimtarë, të mos jenë kaq të ftohtë apo arrogantë. Të lindurit në 10 ditëshin e parë të javës do të gjejnë rrugën e duhur të kësaj jave, kurse të lindurit në 10 ditëshin e dytë do e kenë disi më të vështirë.
Ujori, 4 yje
Do të merren më shumë me çështjet ekonomike dhe do të kenë një avantazh të madh, sidomos të lindurit në 10 ditëshin e parë. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë do të kenë më shumë shpenzime, ose do të duket sikur nuk po fitojnë gjë. Do u duket sikur duan që t’i japin duart një personi që pretendohet ta nxjerrin nga jeta e tyre.
Peshqit, 5 yje
Peshqit do të kenë Dielli në shenjën e tyre, një ndriçim dhe reflektim shumë i madh. Vetëm të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë lajme jo të mira pune, ndonjë shkëmbim idesh të paqarta ose një debat në lidhje me punën. Të lindurit në 10 ditëshin e parë do të shkëlqejnë.
- VIDEO/ “Më lodhe trurin, mos më kap ashtu”, Gjesti i kthehet ashpër Eglit
- VIDEO/ Habit Vserlo! I drejtohet Gjestit: Mos më rri kaq afër se na eksitove
- “E martuar dehesh dhe flirton klube të Tiranës”, Olta Gixhari reagon pas deklaratave të Valbonës ndaj Gertës
- VIDEO/ “Laertin e martoi lagjja, s’pati guxim ta refuzonte”, Gerta Gixhari-Gjestit: Valbona bën viktimën
- VIDEO/ “Djemtë e Kosovës po zhvendosen në Tiranë…”, Egli merr mesazhin nga fansi i zjarrtë: Na lujte, po dalim në punë pa fjet fare
- VIDEO/ Valbona merr mesazhin nga fansat: Je lojtare e fortë, mblidhua pëllumbat disave aty