Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë folur për herë të parë për njohjen e tyre, teksa ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.
“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”, she said.
Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.
“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”, tha Eduarti.
- VIDEO/ Luiz Ejlli këndon “këngën e preferuar të vjehrrit”
- VIDEO/ “Mos m’u lut fare”, Egli shpërthen ndaj Xumit: Shyqyr që e ke kuptuar…
- “Deri dje ti më kuptoje me sy”, Valbona shpërthen në lot, bisedon me Laertin
- “Ti je turp për këtë vend”, Gerti sherr me Bernardin: Do të gjuaj me domate në mes të Tironës
- “Sjellje e patolerueshme”, Vëllai i Madh anulon televotimin dhe merr masa ndëshkuese për banorët
- VIDEO/ “Do vish të jetosh në Shqipëri kur të dalësh?”, Egli e pyet, ja si i përgjigjet Gjesti