Moderatorja Kiara Tito e shoqëroi dje në mbrëmje bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Dje në mbrëmje u mbajt premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në “Pallatin e Kongreseve”, ku i pranishëm ishte padyshim çifti më i përfolur i momentit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Teksa u pyetën nga gazetari i emisionit “Shqipëria Live”, nëse do të donin të luanin në një film së bashku të dy thanë një zëri se: “Kush nuk do të donte”.
“Armaldoja”, tha Luizi dhe qeshi me të madhe. Kujtojmë se, Armaldo Kllogjeri ishte i pranishëm në premierën e filmit.
Sa i përket marrëdhënies me aktoren Olta Gixhari, ai tha se ka nisur me inatet e “Big Brother VIP”, por më pas gjithçka mes tyre është rregulluar.
“Në krah të gjithë këtyre aktorëve jam ndjerë shumë i vogël, shumë amator. Thjesht prezenca e tyre më kontaktonte. Por sjellja e tyre më ka bërë të ndihem pjesë e familjes. Sa i përket Oltës, në fillim e nisëm me inatet e Big-ut që kishin mbetur, por më pas e kuptuam që gjithçka kishte mbaruar. Nuk është se u bëmë shokë, nuk kemi qenë ndonjë herë shokë që të bëhemi tani, por e menduam që kjo është gjë shumë më e madhe se zënkat tona“, tha Luizi. / Labyrinth
- VIDEO/ “Vazhdo jetën tënde”, Valbona debaton me Laertin: Nuk dua më të kem komunikim me ty
- Julian Deda reagon sërish pas deklaratës së Bernardit: Je krenar, shijoje!
- “Shko në…”, plas sherri mes dy banoreve të Big Brother VIP: Mos guxo të më thuash mua…
- G Bani shpreh pëlqimin për Livian, reagon Valbona: Jepi gaz G…
- VIDEO/ Heidi Baci i kthehet banorit të ri të BBV4: Mos më thuaj zemër se më bezdis!
- VIDEO/ Heidi Baci dhe Julian Deda sërish miq, aktori e mbështet dhe i jep këshilla para BBV Fan Club