Në një bisedë të hapur në oborrin e Big Brother VIP Albania, Loredana rrëfeu për marrëdhënien e saj me Jozin, duke pranuar se ishte humbur në këtë lidhje.
Ajo theksoi se babai i saj e kishte paralajmëruar për këtë lidhje, por gjithsesi ajo e vazhdoi atë. Pas daljes nga ky raport, Loredana shprehu zhgënjimin e saj dhe theksoi se kishte humbur identitetin e saj nën ndikimin e Jozit.
Ajo e pranoi se kishte qenë shumë e verbuar nga ndjenjat që kishte për të, duke reflektuar se tani që ishte më e qartë, ndjente se nuk kishte më atë kiminë që kishte ndjerë dikur.
“Tani që kam dalë pak nga kjo hija, nuk e ndiej më atë kimi që kisha çdo ditë. Njeriun që doja dhe që më pëlqente, nuk e shoh më përpara. Dhe kur u ngrita në këmbë, kuptova se kisha mbajtur shumë gjëra brenda vetes që s’më takonte t’i mbaja”, u shpreh ajo.Laerti dhe Gerta e mbështetën në këtë rrëfim, duke i kujtuar se sa shumë kishte ndryshuar për shkak të marrëdhënies.
- Loredana: Kam qenë nën hijen e Jozit, babi kishte të drejtë!
- Prekëse! Xheneta përlotet në emision: Nuk je person i keq nëse…
- Erion Veliaj reagon pas arrestimit
- Ronaldo i kthehet ashpër Xhenetës: Gjesti mund të bëhet si Donald Veshaj, ti s’mund të bëhesh dot si Bora Zemani
- Xheneta flet për Gjestin: Mendoja se po më priste jashtë, ishte i lidhur me mua jo me publikun
- “Do jeni në qendër të vëmendjes”, parashikimi javor i Horoskopit: Janë protagonistët e kësaj Hëne…