Qeveria e Nepalit e ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në vend. Sipas saj, kjo u bë për të frenuar përmbajtjen e urrejtjes po ndikonte në “harmoninë sociale”.
TikTok ka më shumë se një miliard përdorues globalisht, kështu që ndalimi nga një vend Himalajan me një popullsi prej rreth 30 milionë banorësh nuk ka gjasa të ndikojë ndjeshëm në aplikacion, por është një tjetër shenjë e keqe për kompaninë kineze në përpjekjet nga qeveritë e ndryshme për të kufizuar përdorimin e tij.
TikTok ishte ndër dhjetëra aplikacionet kineze të ndaluara nga India në vitin 2020, pas një përplasjeje midis dy vendeve në Himalajet që mbetet e pazgjidhur. Aplikacioni i është nënshtruar gjithashtu një kontrolli dhe kufizimesh të shtuara në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kanada për shkak të shqetësimeve se të dhënat e përdoruesit po ndahen me qeverinë kineze.
- Indriti pasi doli nga shtëpia: Gjesti e fiton BBV4!
- “A ke gjetur ndonjë?”, Gjesti shpërthen në lot pasi takon motrën dhe vëllanë e tij
- “Nuk do ta harroj kurrë”, Gjesti flet për ish-të dashurën: Atë që kam përjetuar me të nuk besoj ta përjetoj me një tjetër
- VIDEO/ “Është pak vonë…”, Julian Deda komenton lojën e Laert Vasilit
- “Jam zhgënjyer nga Egli”, ish-banori i BBV: Më hiqni follow, më shani, më kundërshtoni e bëni ç’të doni
- Katër banorë të rinj futen në shtëpinë e Big Brother VIP 4 sonte