Fri. Dec 27th, 2024

Kujdes! Rasti i parë me ethet e minjve. Ja çfarë duhet të bëni

Në Kosovë ka rezultuar një rast me ethet e minjve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes.

Masat parandaluese sipas IKSHPK:

1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

8. Mos hidhni mbeturina kudo

9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes

10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve. /Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *