Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë duke e ngritur zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celcius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius.
“Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit duke sjellë temperatura të larta që janë disa gradë mbi mesataren mujore. Këto masa ajrore tashmë e kanë përfshirë edhe vendin tonë duke sjellë temperature të larta. Ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit u regjistrua 40 gradë Celcius. Për ditën e sotme ne presim rritje të temperaturave kryesisht në mesditë që pritet të shkojnë në zonat e ulëta deri ën 42 gradë Celcius. Këto masa ajrore do të jenë prezente në vendin tonë deri në mesin e javës tjetër duke na sjellë rritje të temperaturave më kulmin e vet që pritet ta arrijnë ditën e hënë dhe të martën ku në zonat e ulëta termometri të shënojë 43, 44 gradë Celcius”, u shpreh Besa Sherollari, nga Shërbmi Meteorologjik Ushtarak.
- Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në BBV: Nuk duhet ta harrosh qëllimin që ti ke
- VIDEO/ Rozana Radi “i kërkon llogari” Gertës: Pse nuk na falenderove!
- VIDEO/ Gerta-Eglit: Je zero pa Gjestin, do dalësh shumë shpejt!
- “Cili është çelësi i suksesit tënd?” Ja si i përgjigjet Kiara ndjekëses në Instagram
- VIDEO/ Kiara Tito publikon foton: Ja si e imagjinoj Lunën këtë verë
- VIDEO/ Valbona bërtet me të madhe, Egli mbyll veshët dhe e injoron