...
Thu. Dec 26th, 2024

Kristi Gongo rrëfen romancën me vëllanë e Alban Dudushit: Ishte një kimi që në fillim…

Gazetarja Kristi Gongo, ka qenë e ftuar ditën e sotme në “S’e Luan Topi” ku si rrallëherë ka folur për jetën e saj private, teksa gjithashtu ka rrëfyer historinë e dashurisë me Gjergjin, vëllanë e Alban Dudushit.

"Gjergjin e kam njohur në Top Channel. Punonim bashkë, po ishte një kimi që në fillim, nga shikimet që shkëmbenim me njëri-tjetrin. Po bënim një reportazh për shtëpitë e vjetra të Tiranës, te një çift të moshuarish. Ndodh që edhe fati përcaktohet ndonjëherë. Nuk kishte nisur asgjë dhe nuk do të doja në atë kohë, me sa mbaj, të kisha një histori dashurie në punë. Po gjërat ndodhin dhe shumë mirë që ndodhin”,– thotë Kristi me të qeshur duke shtuar se Gjergji ishte ai që hodhi hapin e parë: “Më çonte ndonjë mesazh më tepër, filloi një komunikim më i lirshëm… dhe çdo gjë vijoi normalisht“, tha ajo.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.