Aktori i njohur i telenovelave meksikane, William Levy do të jetë protagonist i një telenvele të re “Kthehu tek unë”.
Telenovela, e cila me siguri do të jetë një sukses i vërtetë do të transmetohet për publikun më 9 tetor.
Mes urimeve të shumta, aktori ka marrë nje mesazh special edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Elizabeth Gutierrez.
“Të uroj gjithë lumturinë e botës. Gjithmonë krenare për ty dhe arritjet e tua“, shkruan aktorja, teksa ka postuar një foto ku shihet të përqafuar.

Levy e ka ripostuar foton në Instastories, ndërsa shkruan: “Faleminderit! Edhe unë të uroj më të mirat dhe gjithë lumturinë e botës“.

Kujtojmë, se William Levy dhe Elizabeth Gutierrez janë prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.
Ata e konfirmuan ndarjen e tyre në fillim të vitit të kaluar.
“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, shkrunte aktori në atë kohë në Instagram.

/ Labyrinth
- Rrjeti po zien, por nëse është e vërtetë, kush mendoni se do shkonte në “Grande Fratello”, Lori apo Livia?
- Tha se kur ishte 20 vjeç i pëlqenin vajzat, Krisa sqaron deklaratën që ‘trazoi’ rrjetin
- VIDEO/ Reagimi i Gjestit kur përmendet emri Olsi do t’iu shkrijë së qeshuri
- Ish-banori i BBVK i jep fund beqarisë, dalin pamje nga dasma
- Klajdi Haruni tregon ç’po ndodh me Flori Mumajesin
- “Një udhëtim i shkurtër do t’ju kënaqë pamasë”, Horoskopi i datës 21 Shkurt