Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz e nisën historinë e dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother VIP 1.
Në një rrëfim plot humor dhe sinqeritet në “Goca dhe gra”, Einxhel tha se megjithëse tërheqja mes tyre ishte e fortë, nuk kanë kryer marrëdhënie intime për herë të parë brenda formatit.
Madje, ajo i kishte kërkuar produksionit që të largonin Dagz nga shtëpia për të mos i rezistuar më gjatë tensionit emocional dhe fizik që ndjente.
“Jo se ishte e vështirë të kontrolloja veten, por marrëdhënia jonë u forcua më shumë në aspektin shpirtëror. Ato dy netët në suitë ishim si në një luftë – hëngrëm veten me dhëmbë nga epshi“, tha moderatorja duke qeshur.
Pas përfundimit të spektaklit, Einxheli pranoi se marrëdhënia u konsumua, por nën rrethana jo të zakonshme.
“E kisha krahun e thyer dhe nuk e dhashë më të mirën time”, tregoi ajo me humor.
- VIDEO/ “Për mua sa e gjithë bota vlen”, Xhensila Myrtezaj dhuratë speciale Ajkës për Krishtlindje
- VIDEO/ Laerti-Valbonës: Kur flet seriozisht qëparë që më the a më do?
- “Qëndroni beqar derisa të gjeni dikë…”, ja cilat shenja Horoskopi duhet ta dëgjojnë këtë
- Anita Haradinaj zbulon detaje interesante: Unazën e kam dhuratë diku te propozimi i shtatë për martesë
- VIDEO/ Blendi Fevziu këndon me Ylli Limanin, këngëtari: Je tmerr!
- VIDEO/Pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku komunikon me Pirro Çakon: Si pëllumb, t’u bëfsha kurban!