Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.
Ai thotë se pas gjashtë muajsh e ka kapur një periudhë ankthi e depresioni që ka qenë shumë e vështirë për të.
Konkurrenti thekson se ka pasur simptoma të ndryshme saqë i humbi shpresat për jetë.
“Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit depresionit, që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën se kisha përjetuar kurrë. Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as me ec, të dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri. Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër”, tregoi Shaba.
- G Bani ‘shpërthen’ ndaj Danjës: Një provinciale që donte të bëhej qytetare…
- “Dikush më tha për ty që…”, Ledion Liço befason Egli Takon gjatë spektaklit
- Gjesti dhe Xheneta përballen jashtë shtëpisë së BBV: Ja çfarë ndodhi
- “Ditë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit”, Horoskopi i datës 28 Prill
- “A ju ka marrë malli?”, Gjesti ka një pyetje për fansat, ja për çfarë bëhet fjalë
- Egli Tako tregon pse nuk e ndjek më motrën e Gjestit në Instagram