Moderatorja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi ka qenë e ftuar në programin “E diela jonë”, që drejtohet nga Ermal Peçi.
Sa i përket Edona James, ajo është shprehur se fillimisht ka patur një lloj frike se si do të pritej nga publiku.
“Në rastin e Edonës kam patur frikë sesi do reagonin por duke e njohur Edonën e menduam që do të jetë një personazh shumë i mirë. Edona i ka bërë për vete të gjithë, pasi është një personazh shumë i sinqertë, i thotë gjërat siç i mendon dhe ne kemi nevojë për njerëz të tillë. Edona është pa filtra ndaj e duan. Mua më vjen shumë mirë që kjo po ndodh, që njerëzit po përqafojnë diversitetin edhe për këta njerëz që ndihen ndryshe. Na ka dalë jashtë parashikimeve sa shumë e duan Edonën”, tha Jonida.
- Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në BBV: Nuk duhet ta harrosh qëllimin që ti ke
- VIDEO/ Rozana Radi “i kërkon llogari” Gertës: Pse nuk na falenderove!
- VIDEO/ Gerta-Eglit: Je zero pa Gjestin, do dalësh shumë shpejt!
- “Cili është çelësi i suksesit tënd?” Ja si i përgjigjet Kiara ndjekëses në Instagram
- VIDEO/ Kiara Tito publikon foton: Ja si e imagjinoj Lunën këtë verë
- VIDEO/ Valbona bërtet me të madhe, Egli mbyll veshët dhe e injoron