Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Juliana Nura, gjatë një interviste për “Onima” sa u përket opinionistëve të këtij edicioni, Milaim Zekës dhe Olta Gixharit tha se janë shumë të mirë, por ajo shprehu simpati për Einxhel Shkirën, e cila gjithashtu u përfol se do të merrte rolin e opinionistes.
“Të dy janë shumë të mirë se nuk janë kot në atë vend, por unë mendoj që ne si shqiptarë të Kosovës, ndryshe nga Shqipëria, gjithmonë duhet të kemi një opinionist nga Shqipëria. Duke e ditur që kolltuku më shumë do t’i kishte hije Einxhel Shkirës që e përgëzoj për aftësinë që ka, mënyrën si flet, është shumë e gatshme dhe logjika i punon shumë mirë, është e gatshme të replikojë ashtu siç duhet, unë të paktën mendoj kështu për Einxhelin. Fatkeqësisht nuk u bë mundësia e opinionistes, nuk e di ç’ka ndodhur, por Olta është duke e bërë punën, këto dy ditë që kam parë, sa di. është e mirë, por nuk e kupton edukatën, kulturën, zhargonin tonë, nuk e kupton gjuhën ndoshta shumë mirë sepse ne flasim pak më ndryshe sesa në Shqipëri dhe kemi disa fjali ndër rreshta që ajo nuk i kupton”, tha Nura.
- “Jemi ende…”, Ledri Vula flet për raportin me Sarën
- Laert Vasili: Nuk jam futur në BBV për romanca, por për premtimin që i bëra nënës
- Egli për Xumin: Nuk më pëlqen, shkoi direkt te trëndafilat në shtrat
- G Bani thyen kutinë e emergjencës, merr mesazhin e papritur: Sapo humbe…
- VIDEO/ “Nuk e di çfarë u kam bërë vajzave”, Gerta Gixhari përlotet brenda shtëpisë së BBV
- “U përpoq shumë për një fëmijë dhe nuk ia arriti”, Laert Vasili i nxjerr sekretin Rozana Radit