Dje në mbrëmje, këngëtari Luiz Ejlli publikoi këngën e tij, “Amanet”. Pjesë e videoklipit ishte edhe aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa dhe sigurisht në rolin e aktorit.
Luizi kishte publikuar një pjesë të këngës në Instagram, ndërkohë që, Elvis Pupa i kishte komentuar me humor: “Suksese, je gati për film aksion tani”.
Ndërkohë që Luizi ia kthen: “Ta hangsha zemrën unë ty”.
Kujtojmë se, Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa kishin një marrëdhënie shumë të mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe ky i fundit ishte ndër të paktët që e mbështetën lidhjen e tij me moderatoren Kiara Tito. / Labyrinth
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/09/7c378fb0-453a-475d-a20c-b1bf9da4666d.jpg?resize=612%2C1024&ssl=1)