Moderatorja Dojna Mema ka treguar në emisionin “Natën me Aulonën”, se si e priti nëna e saj lidhjen me Vlashent Satën.
“‘Shikoje mirë atë’ më tha mua. Se ai është edhe larg, ku e di ti që ai s’të gënjen“, tha Dojna për mamin e vetë.
Ndërsa tregoi edhe përgjigjen që i kishte dhënë të ëmës.
“I thash merre takoje, fol vete. Merruni vesh vetë, mua mos më futni në këtë mes”, tha Dojna duke qeshur.
Ajo tregoi më tej, se fillimisht raporti i nënës së saj me Vlashentin ka qenë problematik.
“Fillimisht raporti mes mamit dhe Vlashentit ka qenë njëçikë problemtaik sepse janë të dy shumë grrica. Dilnin në kafe fillonin grriceshin me njëri-tjetrin, por pastaj pas vitit të dytë të raportit përfunduan, që mami më përpara merrtë Vlashentin në telefon se sa mua“, tha Dojna.
Ndërkohë, që tregoi edhe përshtypjet që gjyshja e saj pati për Vlashentin. Ajo tregoi, se “Gjyshja e Dojnës” nuk e pëlqente, që Vlashenti kishte mjekër, por tashmë kanë raporte shumë të mira. /Labirinth
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
- “A të ka marrë malli për Keijsin?”, ja si përgjigjet Ina
