Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, duke i dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij prej kohësh, Elmedina Musliu, kanë organizuar një ceremoni të veçantë, momentet e së cilës tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Fotografitë e çiftit janë bërë virale, duke marrë qindra urime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe miqtë e tyre.
Mirdoni, i cili fitoi vëmendjen e publikut gjatë pjesëmarrjes në BBVK 2, hyri në shtëpi së bashku me mikun e tij të ngushtë, Ardin, si një dyshe konkurrentësh. Dyshja arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar simpatinë e publikut me humorin dhe natyrën e tyre spontane.
Ndërkohë, martesa e Mirdonit ka ngjallur interes të madh te fansat, të cilët vazhdojnë ta mbështesin në rrugëtimin e tij edhe jashtë shtëpisë së BBVK-së. Urimet për çiftin e sapomartuar nuk kanë munguar, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për ta.

- Ish-banori i BBVK i jep fund beqarisë, dalin pamje nga dasma
- Klajdi Haruni tregon ç’po ndodh me Flori Mumajesin
- “Një udhëtim i shkurtër do t’ju kënaqë pamasë”, Horoskopi i datës 21 Shkurt
- Merr fund miqësia! Pas Livias edhe Gjesti i kthehet kundër Rozanës, plas sherri mes tyre
- VIDEO/ “Sot jam zgjuar si një princeshë”, zbulohet kush e surprizoi Heidi Bacin
- Sondazhi/ Kjo është lojtarja më e fortë, sipas ndjekësve të “Labirinth”