Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e së enjtes (7 shtator 2023) pranë Torre Specchia në Salento të Italisë.
Sipas “La Repubblica“, i riu shqiptar, A.GJ ka lindur në Tiranë, por jetonte prej shumë vitesh në Leçe.
Media italiane njofton, se 29-vjeçari ishte duke udhëtuar me motorin e tij, kur është përplasur me një makinë tip “Jaguar”, e cila drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare. / Labyrinth