I nxehti afrikan pritet të prekë edhe Shqipërinë. Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.
Qytetet që do preken nga temperaturat e larta janë Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Fieri, Berati, Tirana dhe Lezha.
- FOTO/ Gazetari shqiptar publikon për herë të parë fotot me Parashqevi Simakun
- Eltoni Ilirjani zbulon se kur do të takohet Parashqevia me djalin e saj!
- Djali i Gilit u largua nga BBV, habit Xumi me deklaratën: Tashmë Egli mund të…
- “Plas sherri” mes Valbona Mhilli dhe Gerta Gixharit
- VIDEO/ Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarën
- Banori i Big Brother VIP Kosova 3 zbulon për herë të parë: Më pëlqejnë meshkujt jo gratë