Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka folur për ndryshimin në pamjen e tij të jashtme dhe operacionet plastike që ai ka bërë. Teksa ishte i ftuar në në podcastin “N’SPAK” nga gazetari Ermal Qori, Isai ka treguar se e ka pasur shumë kompleks gjatësinë, veshët dhe hundën.
Ai tregon se për shkak të kompleksit që kishte, ka vendosur që të bëjë ndërhyrje për veshët dhe hundën.
Excerpts from the conversation:
Gazetari: Flokët i ke bërë apo s’ke nevojë
Erion Isai: “Jo s’kam nevojë, i kam të mijat. Veshët edhe hundën”.
Gazetari: Po pse i ke bërë këto?
Erion Isai: “Për qejf. Me thënë të drejtën shkova për qejf. I kam pasur kompleks. Tre gjerë…nuk është turp t’i them. Domethënë veshët, hundën dhe gjatësinë. Gjatësinë nuk kemi si ta zgjidhim, s’kemi ça i bëjmë, ndërsa këto të dyja vendosa që t’i zgjidh për shkak se unë jam artist dhe puna e gjatë në ekran do më duhet. Edhe me thënë të drejtën kam dal mirë”.
- Indriti pasi doli nga shtëpia: Gjesti e fiton BBV4!
- “A ke gjetur ndonjë?”, Gjesti shpërthen në lot pasi takon motrën dhe vëllanë e tij
- “Nuk do ta harroj kurrë”, Gjesti flet për ish-të dashurën: Atë që kam përjetuar me të nuk besoj ta përjetoj me një tjetër
- VIDEO/ “Është pak vonë…”, Julian Deda komenton lojën e Laert Vasilit
- “Jam zhgënjyer nga Egli”, ish-banori i BBV: Më hiqni follow, më shani, më kundërshtoni e bëni ç’të doni
- Katër banorë të rinj futen në shtëpinë e Big Brother VIP 4 sonte