Heidi Baci u largua nga programi “Goca dhe Gra”, duke u shprehur se kishte nevojë që të vendoste prioritete në jetën e saj, por shumë e lidhën këtë me faktin se ajo ishte ndarë nga aktori Romeo Veshaj dhe dëshironte të largohej nga Shqipëria.
Madje shumë aluduan se për shkak të kontratave të pakta me bizneset në Shqipëri, Heidi nuk mund të përballonte shpenzimet dhe sapo kontratat të mbaronin do të largohej përfundimisht nga vendi.
Por së fundmi Top Channel ka bërë me dije se ish-banorja e Big Brother VIP 3 do të jetë së shpejti moderatorja e “Big Brother VIP Fan Club”.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e largimit të Heidi Bacit nga “Goca dhe Gra” apo nëse ky pozicion i është propozuar më vonë.
Kujtojmë se Big Brother VIP 4 fillon të shtunën më 21 Dhjetor, me moderator Ledion Liçon, ndërsa opinionistë Arbër Hajdarin dhe Neda Ballukun.
- “Mamaja ime ka kaluar një atak kardiak”, Amber: Produksioni e dinte, por…
- Efi Dhedhes për banorin e BBV4: Më vjen turp që të përfaqësojë meshkujt shqiptarë!
- “A ka furtuna në çiftin tuaj?”, Marina Vjollca flet për marrëdhënien me Getoarin
- Sherri me Gertën, Rozana Radi shpërthen në lot: Jam pa shtëpi, gjithë paratë i kam harxhuar t’u bërë nënë
- “Mund të keni surpriza gjatë ditës së sotme”, Horoskopi i datës 16 Janar 2025
- Xheneta i shpreh dashurinë Gjestit: Po më mungon, kur të dal nga BBVK…