Banorët e Big Brother VIP 4, Gerta Gixhari, Gjesti dhe Gerti kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin.
Gerta e ka pyetur Gjestin sa i përket marrëdhënies së Rozanës me Eglin.
Ai nuk deshi të jepte një mendim konkret dhe Gerta i tha që nuk kishte guxim.
Ndërsa sa i përket marrëdhënies së tij me Eglin, Gjesti tha se nuk ishte gati për një lidhje dashurie.
“Me Eglin më vjen keq për një gjë, sepse ka ndërhyrë e gjithë kjo shtëpi dhe ajo ka arritur në atë pikë”, tha Gerti.
“Nuk e ka gjykuar njeri marrëdhënien e tyre. Nuk e ka gjykuar në raport ndjenjash apo më tepër se sa shok”, vazhdoi Gerta.
“Ky e tha si burrat që unë kam dalë nga një marrëdhënie që më ka kushtuar shumë. Më duhet kohë ta kuptoj”, tha Gerti.
“Nuk bëj lojë me Eglin. Ndoshta ajo ka diçka më shumë për mua. Por unë nuk dua ta lëndoj dhe i kam thënë që nuk të lëndoj”, tha më tej Gjesti.
“E ka bërë si burrat. Kjo është burrni”, tha Gerti.
- Gjesti flet për Eglin, Gerti: E ka bërë si burrat, kjo quhet burrni
- “Jam e lumtur”, Ledjona Xheladinaj flet për partnerin: Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot
- Ledjona Xheladinaj flet për aksidentin: Isha në panik, mendova se…
- VIDEO/ Jozi i thotë mos u vish me pink, Gjesti ia kthen: Pamja jote s’më pengon, por…
- Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, këngëtarja zbulon gjininë e bebit