Aktori Gentian Zenelaj u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film të Luizit, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.
“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli.”
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.
“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, përfundoi Gentian Zenelaj.
- VIDEO/ Pas largimit të Gilit dhe Redonit, zgjidhet lideri i ri i shtëpisë së BBV4
- Egli përlotet pas largimit të Redonit: Më hapi një temë nga zemra, më tha “ti je unë versioni femër”
- VIDEO/ U fut në shtëpi me bashkëshortin, banorja e Big Brother: Unë dua akoma ish-in
- VIDEO/ Largohen papritur dy banorë nga Big Brother VIP 4, ja çfarë ndodhi
- VIDEO/ “Grua e ligë”, Laert Vasili përplaset me G-Banin: Pse e mblodhe grushtin?
- VIDEO/ “Për mua sa e gjithë bota vlen”, Xhensila Myrtezaj dhuratë speciale Ajkës për Krishtlindje