“Iconstyle” shkruan se dyshohet që aktori i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi janë ndarë.
Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi, dyshohet se i kanë dhënë fund martesës. Veprimet e tyre të fundit kanë çuar në këtë përfundim.
Paja u shfaq i pashoqëruar nga Ira në premierën e filmit “5 Herë Jo”. Mungesa e saj është parë edhe në dalje të tjera publike të tij.
Si fillim Ira ka fshirë të gjitha fotografitë e postuara në Instagram me Gazin dhe madje as nuk e ndjek më në Instagram, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.
Ndërsa aktori, kohët e fundit nuk ka postuar shumë dhe prej kohësh ata nuk janë shfaqur më bashkë.
Për herë të fundit ai ka publikuar foto me Irën para dy vitesh, ndërsa ai e ndjek atë në Instagram.
Aktori Gaz Peja dhe Ira Seferi janë martuar në qershor të vitit 2019 dhe janë prindër të një djali. /Iconstyle
- “Të kam tek zemra”, urimi i veçantë i Romeo Veshajt për Bora Zemanin
- Meriton Mjekiqi flet për herë të parë për ndarjen nga Ilnisa Agolli
- “Ka gjasa të keni disa fitime të papritura”, Horoskopi i datës 10 Janar 2025
- Luiz Ejlli: E kupton që ke nevojë për pushime atëherë kur…
- Kiara Tito shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, tregon çfarë i ka ndodhur
- “Përjetësisht e jotja”, Xhesika Polo bën publike lidhjen e dashurisë