E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, këngëtarja Xhensila Myrtezaj tha se për momentin nuk ka kohë, është e fokusuar tek fëmijët dhe se ka nevojë të qëndrojë pak vetëm pas një lidhje të gjatë.
Edhe pse tha se beson ende te dashuria, këngëtarja tha se tani nuk e ka hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje.
“Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time.
Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, u shpreh këngëtarja.
- Luiz Ejlli: E kupton që ke nevojë për pushime atëherë kur…
- Kiara Tito shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, tregon çfarë i ka ndodhur
- “Përjetësisht e jotja”, Xhesika Polo bën publike lidhjen e dashurisë
- Jetmir Salaj “shpërthen” ndaj Ledion Liços: Banorët e BBV4 hanë bukë me sallam, po spërdridhesh…
- VIDEO/ Dron për Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP, ja si reagon banori më i ri
- Rozana Radi dhe Gjesti debatojnë në BBV4: Po më provokon që të futem në vaskë…