Fri. Sep 13th, 2024

Foto/ Në postimin e fundit në Instagram, Angelina Jolie përmend Shqipërinë e Kosovën dhe shkruan shqip

Aktorja Angelina Jolie ka njoftuar, se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

Ajo shkruan në Instagram, se është e lumtur që libri për të drejtat e të rinjve është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi.

Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm“, shkruan Jolie në Instagram. / Labyrinth

https://www.instagram.com/p/CxV0OSzRhtB/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *