Fri. Dec 27th, 2024

Photo/ The co-creator of "Scooby-Doo" passes away!

Bashkëkrijuesi i “Scooby-Doo”, Joe Ruby është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç.

Sipas Variety, animatori amerikan ndërroi jetë nga shkaqe natyrore në Westlake Village të Californisë të mërkurën e javës së kaluar.

Joe dhe partneri i tij Ken Spears ishin “truri” që qëndronte pas ekskluzivitetit të “Scooby-Doo”.

Seriali i animuar i cili tregon historinë e një grupi adoleshentësh dhe qenit të tyre Scooby-Doo të cilët udhëtojnë rreth e rrotull me një furgon duke u përpjekur të zgjidhin misteret u transmetua për herë të parë në CBS në 1969.

Joe dhe Ken ishin gjithashtu pas krijimit të ‘Dynomutt, Dog Wonder’ dhe ‘Jabberjaw’.

Sam Register, Presidenti i Warner Bros. Animation and Blue Ribbon Content, tha në një deklaratë: “Joe Ruby i bëri mëngjeset e së shtunës speciale për kaq shumë fëmijë, përfshirë edhe mua. Ai ishte një nga krijuesit më produktivë në industrinë tonë, i cili na dhuroi disa nga personazhet më të çmuar të animacionit dhe ishte një emocionuese ta prisnim atë në studion tonë. Scooby-Doo na ka shoqëruar në ekrane për më shumë se 50 vjet, duke lënë një trashëgimi që ka frymëzuar dhe argëtuar brezat.”

Si fillim Joe punonte në Marinë, ndërsa më pas filloi punë për “Walt Disney Productions” në departamentet e animacionit dhe redaktimit, përpara se të bashkohej me Hanna-Barbera Productions, ku u njoh me Ken.

Dyshja më vonë krijuan studion e tyre, “Ruby-Spears Productions”, në 1977. Ajo filloi të prodhonte “Alvin and the Chipmunks”, serinë e animuar “Superman” të vitit 1988 dhe një seri të animuar “Police Academy”, e shumë e shumë të tjerë. /Përshtatur nga Bang Showbiz ABOUT labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *