Moderatorja e njohur, Kostana Morava ka treguar së fundmi një anë të errët të karrierës së saj televizive.
Me një përvojë të gjatë në media, Kostana është përballur me sfida të shumta, por një ndër to ka qenë veçanërisht traumatike: ngacmimi nga një drejtues televiziv, që e detyroi të largohej nga puna.

E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Morava ndau përvojën e saj me publikun, me qëllimin që raste të tilla të denoncohen dhe të mos mbeten të heshtura. Në fjalën e saj, ajo e theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vetes në situata të tilla, sidomos kur shfaqet një paragjykim i dukshëm ndaj grave të pavarura dhe të suksesshme.
Morava foli hapur për sfidat që përballojnë gratë në media, sidomos kur vlerësohen për pamjen fizike dhe jo për aftësitë profesionale. Ajo tregoi se shpesh, kur një grua duket simpatike dhe e sigurt, paragjykimet janë të pashmangshme.
“Ah, po kjo e ka bërë vetë,” – kjo është fjalia e parë që dëgjohet, shprehu ajo, duke nënvizuar se të tjerët rrallëherë përpiqen ta shohin situatën nga këndvështrimi i viktimës.
- Gjesti-Eglit: Je duke bërë filma, mos harro qëllimin që…
- G Bani e goditi Gjestin me shuplakë, reagon Stresi
- Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe G Banit që u përjashtua nga BBV4?
- Dedektivja: Gratë e pasura 40 vjeç e lartë tradhtojnë me djem të rinj dhe të palestruar
- Takim mes shoqesh! Kiara Tito me Mikela Pupën, Luna Mari me Auran
- Këto ishin shenjat e horoskopit më me fat për ditën e sotme