“Iconstyle” shkruan se burime për ta konfirmojnë se Princ Leka ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi, pas ndarjes nga bashkëshortja Elia Zaharia.
Princi ka postuar në Instastory edhe një foto me një apart fotografik në duar, gjë që i ka shtuar më tepër dyshimet.

Ky veprim i Princ Lekës është marrë nga ndjekësit si një konfirmim i lidhjes me fotografen 25-vjeçare, pasi princi e etiketon në secilën foto, që është shkrepur nga Blerta Celibashi.
E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta Celibashi zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë.
“Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografja, sipas JOQ.

Burimi: Iconstyle
- Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në BBV: Nuk duhet ta harrosh qëllimin që ti ke
- VIDEO/ Rozana Radi “i kërkon llogari” Gertës: Pse nuk na falenderove!
- VIDEO/ Gerta-Eglit: Je zero pa Gjestin, do dalësh shumë shpejt!
- “Cili është çelësi i suksesit tënd?” Ja si i përgjigjet Kiara ndjekëses në Instagram
- VIDEO/ Kiara Tito publikon foton: Ja si e imagjinoj Lunën këtë verë
- VIDEO/ Valbona bërtet me të madhe, Egli mbyll veshët dhe e injoron