Moderatori Isli Islami ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, për kunatin e tij që nuk jeton më.
Ai shprehet krenar për të, duke e quajtur vëlla e duke i thënë, se ju mungon shumë të gjithëve në familje.
“Liri, Zoti e di, se sa na mungon, e do të na mungosh deri ditën e fundit të kësaj jete mbi tokë, për aq kohë sa Ati lart na ka vendosur ta jetojmë. Ti shkove pak më përpara, na e bëre me hile.
Po mundohem të flas shkurt fare, të të imitoj pak ty që flisje pak, por të kishte aq peshë fjala.
Jam shumë krenar për ty. Dhe e vërteta është që jemi të gjithë krenarë, shumë! Krenarë që të njohëm, krenarë për zemrën tënde, për jetën tënde dhe për dashurinë që i fale Ketës, çunave, dhe ne. Jam shumë krenar që nuk pata thjesht një kunat, por një vëlla me plot kuptimin e fjalës. S’e di kur do shihemi, por na ka marrë shume malli, ta dish. Të duam shumë! Gjithmonë! Për Lirin e mirë…”, shkruan Isli.
- Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në BBV: Nuk duhet ta harrosh qëllimin që ti ke
- VIDEO/ Rozana Radi “i kërkon llogari” Gertës: Pse nuk na falenderove!
- VIDEO/ Gerta-Eglit: Je zero pa Gjestin, do dalësh shumë shpejt!
- “Cili është çelësi i suksesit tënd?” Ja si i përgjigjet Kiara ndjekëses në Instagram
- VIDEO/ Kiara Tito publikon foton: Ja si e imagjinoj Lunën këtë verë
- VIDEO/ Valbona bërtet me të madhe, Egli mbyll veshët dhe e injoron