Sara Gjordeni feston ditën e sotme ditëlindjen.
Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, e cila është në pritje të ëmbël, mori urime e dhurata të shumta. Por, dedikimi më special ishte nga partneri i saj, këngëtari Bardhi.
“Urime ditëlindjen Sarë. Çika jem e vogël. Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi jem, gjysma ime”, ishin fjalët e këngëtarit.

Më pas, ai postoi edhe një foto tjetër ku shkroi: “Edhe 100 tjera. Të dua shumë”.
