Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito bëjnë sot 7 muaj nga dita kur, ajo i dha puthjen e parë dhe pranoi të bëhej e dashura e tij.
Për të festuar këtë ditë të shënuar për ta, Luizi i ka bërë partneres një dhuratë.
Ai e ka postuar në Instagram para se t’ia dhurojë lulen e bukur.
“A do ta pëlqejë?”, pyet Luizi.
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230901-110731_Instagram.jpg?resize=498%2C1024&ssl=1)
Ndërkohë, që Kiara jo vetëm që e ka pëlqyer, por edhe e ka ripostuar në Instagram-in e saj.
“Edhe unë të dua “, shkruan Kiara. / Labyrinth
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230901-212653_Instagram.jpg?resize=498%2C1024&ssl=1)