Sot Shqipëria feston 111 vjetorin e pavarësisë dhe Google ka vendosur në logon e saj flamurin kuqezi që valëvitet.
111 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/11/flamuj.jpg?resize=640%2C216&ssl=1)