Tashmë është zyrtare që Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme qendrore të Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Pak javë më parë, Lumbardhi kishte njoftuar se ishte bërë pjesë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), parti e cila të mërkurën, publikoi listën e plotë të kandidatëve për deputet, në mesin e të cilëve figuron edhe emri i Lumbardhit.

Lumbardh Salihu, i njohur për publikun për rrugëtimin e tij në industri të ndryshme, ka nisur karrierën si futbollist, për të kaluar më pas në modeling.
Megjithatë, ai e mori famën më të madhe gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku arriti të fitojë edicionin e dytë të këtij spektakli.
- A do të futej sërish në BBV? Ja si përgjigjet Ilir Shaqiri
- “Mbetëm pa ushqim”, Julia Ilirjani përlotet në emision: Vajza më tha do ndajmë drekën bashkë!
- Xheneta iu nxjerr sekretin Jozit dhe Loredanës
- VIDEO/ Lim Hoti publikon për herë të parë të birin, ja si e uron për ditëlindje
- VIDEO/ Einxhel Shkira zbulon emrin e veçantë të djalit të saj
- “Koha për argëtim ka mbaruar”, Horoskopi i datës 21 Maj