Që javën e kaluar u përhap lajmi se ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është infektuar me koronavirus.
Ndërkohë në një bisedë me senatorët e partisë së tij “Forza Italia”, ai foli për gjendjen e tij shëndetësore.
Mësohet se Berlusconi është shprehur që po kalon një ferr të vërtetë edhe pse mjeku i tij ka deklaruar se gjendja po përmirësohet.
Berlusconi është shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos dhe është diagnostikuar edhe me pneumoni. / Labyrinth