Këngëtarja Era Rusi, e ftuar në Top Arena, në një intervistë ballë për ballë me Alesia Bamin, tregoi disa të pathëna, nga momenti më i sikletshëm live, këngëtaren e preferuar apo nëse do të marrë pjesë në Big Brother Vip 4.
Gjatë intervistës artistja vuri në siklet moderatoren, duke i drejtuar pyetjen nëse do të martohet së shpejti.
Alesia: Cili është futbollisti që i ke kënduar në dasmë?
Era: Askujt, por kombëtarja ka ardhur disa herë në clubin ku këndoja
Alesia: Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në Live?
Era: Një në një festival ku nisi kënga dhe mu shkëput kufja, deri në refrenin e këngës nuk dëgjoja asgjë.
Alesia: Sa para merr nëpër dasma?
Era: Do martohesh ti?
Alesia: Ku i dihet, ndoshta
Era: Ty do të vij pa lekë
Alesia: A do të jesh pjesë e Big Brother VIP 4?
Era: Më është bërë propozimi, por për momentin nuk e shoh veten, se aq e qetë sa jam aq edhe ekstremiteti tjetër jam
Alesia: Kush është këngëtarja jote e preferuar?
Era: Një nga të preferuarat është Pink, përveç Tina Turner, që është dashuria ime e parë dhe e vetme e jetës sime.
- “Pata një realizim spiritual”, Redoni tregon përjetimin e fortë për Eglin: Femër e mrekullueshme, do ta pres jashtë!
- VIDEO/ Redoni përlotet nga letra e babait
- “Sezoni i “Portokalli-së” ka qenë flakë”, ja si reagon Lori Hoxha
- Këto janë 3 shenjat më të RREZIKSHME të Horoskopit
- Neda Balluku ndan momentin e ëmbël me vogëlushen e saj: Më ka zbukuruar ditën!
- Ja disa këshilla për një make up të bukur dhe profesional