...
Fri. Dec 27th, 2024

Emrat/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Ka të tjerë deputetë me koronavirus në Kuvend

Pas lajmit se tre deputetë të Kuvendit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ka reaguar Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko.

Ky i fundit thotë se Parlamenti është si minë me sahat, pasi shumë deputetë janë me Covid-19, ndërkohë që puna vazhdon normalisht.

Parlamenti si minë me sahat, shumë deputetë me Civid 19. Puna vazhdon normalisht. Janë shumë deputetë të infektuar me Covid 19, por Rama me Ruçin janë duke konsumuar një vepër penale sepse nuk lejojnë bërjen e tamponave. Atyre nuk u intereson fare shëndeti i deputetëve pasi dihet që për ta janë veç numra që frymojnë.”, shkruan Bejko në rrjetet sociale.

Më tej ai shkruan se “30 korriku” është jetik për Ramën, ndaj dhe sikur të gjithë të infektohen, deputetët duke i quajtur numra, sipas tij duhet të jenë të gjithë aty për të votuar ndryshimet kushtetuese që do të shbëjnë nenin për koalicionet zgjedhore dhe të votojnë pro atij që ai e qun mutacion të sistemit zgjedhor.

“30 korriku është jetik për Ramën, ndaj dhe sikur të gjithë të infektohen, deputetët/numra duhet të jenë të gjithë aty për të votuar ndryshimet kushtetuese që do të shbëjnë nenin për kualicionet zgjedhore si dhe do të votojnë pro mutacionit të sistemit zgjedhor.”, shkruan Bejko.

Ai i drejtohet kreut të Kuvendit, duke përmendur edhe disa emra të tjerë që sipas tij janë prekur nga koronavirusi.

Roland Bejko

“Unë e pyes Gramoz Ruçin, përveç Ralfit që u vetëdeklarua me covid 19, a ka deputetë të tjerë të infektuar? Si është me shëndet Sadi Vorpsi, Enver Roshi, Elio Hyska, Bledi Çuçi (që dje ish në sallë), etj?”, thotë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ndërsa më pas ju bën thirrje deputetëve që të bëjnë testin sepse nuk janë duke u ulur në një sallë të zakonshme Kuvendi.

“U bëj thirrje deputetëve që tu kërkojnë shefave të tyre të bëjnë testin sepse nuk janë duke u ulur në një sallë të zakonshme kuvendi, por në një tenxhere me presion, ku shpërthimi i saj do hedhë në erë vet jetën e tyre dhe të familjarëve në rradhë të parë.”, vijon më tej Bejko.

Ndërsa për ta mbyllur postimin e tij me një ironi ndaj deputetit Kujtim Gjuzi.

“PS. I vetmi që nuk ka pse të ketë frikë nga Covid 19 dhe nuk ka as pse ta konsumojë një tampon, por ta kursejë atë në dobi të elektoratit të tij, është Kujto Gjuzua. E dini pse? Sepse ai përdor prej kohësh një kurë me domate fshati, mjalt me qumësht blete, speca djegës, boronicë tropoje, dhe raki dëllënje rrogozhine.😀😀”, ironizon ai.

Kujtojmë se deri tani tre deputetë të Kuvendit rezultojnë pozitivë me koronavirus. Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko e bënë publik lajmin, ndërsa Enver Roshi ende nuk ka reaguar. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.