...
Thu. Dec 26th, 2024

Eliona Pitarka i bashkohet protestës për Martin Canin: Vetëm një e kam me ngulm…

Aktorja Eliona Pitarka iu bashkua protestës para Ministrisë së Arsimit, duke shprehur indinjatën dhe shqetësimin e saj si nënë dhe qytetare pas ngjarjes tragjike që i mori jetën Martin Canit.

Në fjalën e saj, ajo vuri theksin tek mungesa e transparencës nga institucionet dhe kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Jam këtu si një nënë e terrorizuar e tmerruar dhe në fakt parafolësit i thanë të gjitha kërkesat. Vetëm një e kam me ngulm që t’i mëshoj pak më shumë, transparencë sa i përket ngjarjes. Kam dëgjuar shpesh në lagje fëmijë të kësaj grupmoshe me fjalor banal. Që thonë edhe nëse bëjmë gjë jam minoren dhe s’më bëjnë asgjë. VIDEO që ka qarkulluar në TikTok e atij djalit në SHBA që thotë kur të shkoj në Shqipëri do e bëj një gjë të tillë. Kërkoj transparencë të ngjarjes. Ka kaluar një javë nga kjo ngjarje dhe opinioni publik s’ka transparencë të dinamikës së ngjarjes, ku policia thotë se s’ka pasur një person të dytë. Ndërkohë, që deklarata e fëmijës së plagosur është tjetër gjë komplet. Organet ta çojnë deri në fund këtë ngjarje, duam transparencë totale dhe drejtësi për Martinin“, u shpreh Eliona.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.