...
Sat. Jan 25th, 2025

Egli i pranon ndjenjat për Gjestin: Më vjen pak turp sepse jam vajzë, por…

Banorja e Big Brother VIP 4, Egli Tako i ka pranuar ndjenjat e saj për Gjestin.

“Për mua Gjesti nuk është lojtar i kësaj shtëpie, është më shumë, është i vetmi që kam besim. E di që nuk ka qëllim të keq ndaj meje. Më bie ndesh interesi im dhe ajo që ndjej për të, ndihem në siklet, por është diçka që ndodh. Më vjen pak turp sepse jam vajzë. Mua më bien ndesh veprimet me ato që thotë. Kam parë një shqetësim të madh të tij për mua që më ka bërë të besoj se ka diçka më shumë se raporti shok-shoqe. Unë po e pranoj që kam një ndjenjë, dashamirësi, por e respektoj që ai është i sinqertë dhe që thotë se nuk ndjej të njëjtën gjë. Por po më bëhet e vështirë këtu brenda, sepse këtu nuk ke ku shkon dhe nuk takon dot njerëz të rinj.”, tha Egli në Prime.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.