I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio”, Drini Zeqo është ndalur tek loja e Heidit dhe është shprehur se çfarë e ka favorizuar sipas tij si banore në atë shtëpi.
“Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo. Heidi është gjysma e saj në atë lojë. Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky. Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet. Heidi ka fituar popullaritet. Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë, është një vajzë e re e rritur në Itali por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe. Ajo është e artikuluar, e shoh si njeri të medias. Le ta pranojmë që nuk është kaq e pafajshme sa duket. Nuk është një portret kaq engjëllor, ka edhe ajo ato retë e zeza që i kalojnë sipër kokës që fshihet pas tyre. Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes është një njeri që shpeshherë luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj. Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon. Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar.“, tha Drini.
- Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në BBV: Nuk duhet ta harrosh qëllimin që ti ke
- VIDEO/ Rozana Radi “i kërkon llogari” Gertës: Pse nuk na falenderove!
- VIDEO/ Gerta-Eglit: Je zero pa Gjestin, do dalësh shumë shpejt!
- “Cili është çelësi i suksesit tënd?” Ja si i përgjigjet Kiara ndjekëses në Instagram
- VIDEO/ Kiara Tito publikon foton: Ja si e imagjinoj Lunën këtë verë
- VIDEO/ Valbona bërtet me të madhe, Egli mbyll veshët dhe e injoron